Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot për Kosovën
14 nëntor 2018
| 10:41
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot në New York ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonion Guterres mbi punën e UNMIK-ut.
Seanca mbi situatën në Kosovë, e para pas gjashtë muajsh, ishte planifikuar me iniciativën e Kinës, e cila mori kryesinë e Këshillit të Sigurimit më 1 nëntor, transmeton Klan Kosova.
Britania e Madhe, e cila kishte marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në gusht të këtij viti kishte hequr nga agjenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë.
Mandati i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit përmes Rezolutës 1244 në vitin 1999-të.