Demhasaj optimist: Duam 6 pikë në dy ndeshje  

14 nëntor 2018 | 12:53

Futbollisti Shkëlqim Demhasaj është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai pas grumbullimit të parë, ka thënë se me dëshirë të madhe e ka pranuar ftesën e federatë së futbollit të Kosovës, derisa ka lavdëruar futbollistët “Dardanë” për paraqitjet e mira deri tash.

“Më kanë telefonuar nga federata dhe menjëherë e kam shprehur gatishmërinë për të ardhur. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës. Tash më rëndësi është që ekipi të përgatitet sa më mirë dhe t’i fitojmë 6 pikë, nuk ka fare rëndësi se kush luan, por nëse me jepet rasti si çdo lojtar do ta jap maksimumin. I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe djemtë kanë luajtur shumë mirë”, ka thënë Demhasaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka…