Hungaria konfirmon kërkesën për azil nga Gruevski

15 nëntor 2018 | 08:28

Qeveria e Hungarisë ka konfirmuar të mërkurën pasdite se ka pranuar kërkesën për azil nga i ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës.

“Ish kryeministri i Maqedonisë ka dhënë një deklaratë lidhur me qëllimin e tij për të paraqitur kërkesë për statusin e refugjatit në Hungari. Duke marr parasysh se ai është ish kryeministri i vendit të tij për më shumë se dhjetë vjet, për arsye të sigurisë autoritet hungareze i kanë lejuar Gruevskin të paraqes kërkesë për azil në zyrën për imigrim dhe azil në Budapest. Zyra për imigrim dhe azil do të zbatojë procedurën për vlerësimin e azilit në përputhje me të drejtën hungareze edhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit Viktor Orban.

Sipas mediave maqedonase që transmetojnë komunikatën thuhet se “qeveria maqedonase është partnere e Hungarisë në raportet ndërkombëtare dhe në asnjë rast Hungaria nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të shteteve sovrane. Kërksën për azil të ish kryeministrit maqedon thjesht e vlerësojnë si legale”.

Nga kabineti i kryeministrit hungarez kanë thënë se në bazuar në ligjet në fuqi nuk do të japin informacione lidhur me procedurën për azil të Gruevskit para përfundimit të procedurës.

Autoritetet hungareze duhet që më së voni për 15 ditë të vendosin lidhur me kërkesën e Gruevskit ndërsa për realizimin e të drejtës për azil nevojitet deri në 90 ditë. Hungaria mund të vendos të miratoj për kërkesën për azil nga 1 deri më 5 vjet më mundësi të vazhdimit të qëndrimit të Gruevskit në këtë shtet.

Por, partitë opozitare në Hungari i kanë kërkuar qeverisë të mos pranoj kërkesën e Gruevskit dhe të njëjtin sa më parë ta ekstradojë në Maqedoni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla Në kohën kur në Kosovë si ajri…