Protestojnë zjarrfikësit

15 nëntor 2018 | 08:50

Përkundër premtimeve që Qeveria e Kosovës u ka dhënë zjarrfikësve se do përmirësojnë gjendjen e tyre, ata ende nuk kanë marrë asnjë veprim konkret, andaj zjarrfikësit kanë paralajmëruar protestën e radhës për sot.

Si kërkesa kyçe drejt institucioneve shtetërore që Sindikata e Zjarrfikësve i ka paraqitur në një konferencë për media janë nivelizimi i koeficienteve në nivel komunave, nivelizimi  i rrezikshmërisë së punës me Policinë e Kosovës, të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore, fetare dhe orët jashtë orarit, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michelle Obama, avokatja dhe ish Zonja e parë amerikane nxjerr…