Haradinaj: Kosova ka krijuar mjedis të përshtatshëm ku mbrohen të drejtat e secilit

16 nëntor 2018 | 10:34

Zbatimi i legjislacionit dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, ishin në fokus të takimit të sotëm të Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri ka theksuar se dy dekada më parë, si popull e kemi ndjerë në thelb cenimin e të drejtave të njeriut dhe sot, Kosova duhet të kthehet në lider në mbrojtjen e tyre.

“Kosova ka krijuar infrastrukturë solide ligjore në këtë fushë. Kur kësaj i shtohet respekti për tjetrin dhe vlerat e tij, si dhe humanizmi i popullit tonë për të cilin shquhemi në botë, ne mund të krenohemi se vërtetë kemi krijuar një mjedis të përshtatshëm, ku mbrohen të drejtat e secilit”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë të…