Juve e dëshiron Alban në vend të Sandros  

16 nëntor 2018 | 13:46

Juventusi planifikon transferimin e një mbrojtësi të majtë. Fillimisht ishte synuar transferimi i Marcelos nga Reali i Madridit, por një transferim i tillë duket i vështirë për faktin e brazilian është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

“Corriere dello Sport” raporton se tash “Zonja e Vjetër” e ka në shënjestër Jordi Alban e Barcelonës, i cili ka kontratë më këtë klub deri në vitin 2020.

Alba shihet si një zëvendësim ideal për Alex Sandron, i cili mund të largohet nga juve.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sofje ka…