Në Itali diskutohet për bashkëpunimin në fushën e sigurimeve

16 nëntor 2018 | 14:13

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës e përfaqësuar nga Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv dhe Venhar Hana, shef i zyrës ligjore, kanë takuar në Itali, përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Kompanive të Sigurimit znj. Maria Rita Arena dhe z. Roberto Signorini. “Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z. Sami Mazreku ka thënë se ky takim ka për qëllim themelimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me shoqatat e vendeve të tjera dhe ka një rendësi të veçantë për industrinë e sigurimeve në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatën për medie të ShSK-së.
Sipas kësaj komunikate, në takim janë diskutuar çështje me rëndësi për të dyja industritë e sigurimeve, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë financiar dhe operativ. “Fokus i veçantë i është dhënë modaliteteve që ka ndjekur kjo shoqatë në uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara dhe rritjen e vetëdijes sociale për sigurimet. Shoqata Nacionale e Kompanive të Sigurimit ka ofruar çdo mbështetje që i nevojitet Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës për të arritur qëllimet e saj në zhvillimin e industrisë së sigurimeve”, thuhet në komunikatë.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës në vazhdimësi do të ketë takime me Shoqata e vendeve si ajo e Hungarisë, Kroacisë dhe vende të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit