​Arrestohet Burdushi, në shtëpinë e tij gjenden edhe armë

16 nëntor 2018 | 14:35

Policia e Prizrenit ka arrestuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur me emrin Burdushi.

Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar për KosovaPress prokurori i rastit Petrit Kryeziu.

Sipas tij Peçani është i dsyhuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

“Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Kryeziu.

Peqani me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani,…