![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/1533980786_790806_1533981320_noticia_normal.jpg)
Mourinho, 20 milionë euro për Godinin
16 nëntor 2018
| 21:07
Jose Mourinho vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për ta përforcuar repartin e prapavijës te Manchester Unitedi.
Tekniku portugez po monitoron paraqitjet e Diego Godin tek Atletico Madridi, madje ka përgatitur një ofertë për spanjollët prej 20 milionë eurosh për ta transferuar 32-vjeçarin në “Old Trafford” në muajin janar.
Në rast të një refuzimi nga ana e spanjollëve, ashtu siç bënë edhe në verë, Manchester Unitedi do të tentojë të transferojë Gary Cahill nga Chelsea, i cili me Maurizio Sarrin në stol po luan gjithnjë e më pak, ndaj edhe largimi pritet të jetë zgjidhja më e mirë për mbrojtësin.