Suarezi pëlqen përballjen me Liverpolin në Ligën e Kampionëve

17 nëntor 2018 | 08:37

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez u është përgjigjur një sërë pyetjeve të ndjekësve të vet në rrjetet sociale.

Një nga pyetjet më interesante ishte ajo se me cilën skuadër do t’i pëlqente të takohej në Ligën e Kampionëve. 31-vjeçari për një përballje në Ligën e Kampionëve ka zgjedhur ish-skuadrën e vet, Liverpool.

“Një ekip që do të donit të takoheshit në Ligën e Kampionëve?”, ishte pyetje për Suarezin, i cili u përgjigj: “Liverpool”. Luis Suarezi ka një përvojë të mirë te Liverpooli, fanellën e së cilës skuadër e veshi për tri sezone, duke regjistruar 110 paraqitje e duke shënuar 69 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dardanët” synojnë maksimumin e pikëve ndaj Maltës dhe kualifikimin në…