Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë: Me Kosovën kemi miqësi të fortë

18 nëntor 2018 | 11:22

Ministri i Forcës dhe Sigurisë në Kosovë, Rrustem Berisha, po qëndron në Kanada për pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social në “Twitter”, Sajjan, i cili ka theksuar se Kosova dhe Kanadaja kanë një miqësi të “fortë dhe në rritje”.

“Më vjen mirë që biseduam me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Kanadaja dhe Kosova kanë një miqësi të fortë dhe në rritje. Biseda jonë sot përfshiu NATO-n, dhe rolin e Kanadasë për të ndihmuar në rivendosjen e më shumë se 7000 refugjatëve të Kosovës”, ka shkruar Sajjan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi Krasniqi ka arritur të mbrojë titullin e Evropës në…