Pacolli: Samiti i Interpolit konfirmon, të martën votohet për anëtarësimin e Kosovës

18 nëntor 2018 | 11:48

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se në agjendën e samitit të Interpolit u konfirmua si pikë e rendit të ditës votimi i Kosovës për anëtarësimin në këtë organizatë.

Pacolli ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi i Kosovës.

“Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar.  Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ish-eprori i lartë…