Haliti takon Mirosllav Tugjmanin, flasin për forcimin e raporteve Kosovë-Kroaci

18 nëntor 2018 | 17:48

Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Kanada, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka takuar Mirosllav Tugjmanin, djalin e ish-presidentit të Kroacisë, Franjo Tugjman.

Haliti e Tugjmani kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy delegacioneve si dhe për forcimin e raporteve shtetërore Kosovë-Kroaci.

“Gjatë pauzës së punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahen në Kanada, takova Mirosllav Tugjmanin, djalin e ish-presidentit të Kroacisë, Franjo Tugjman. Me Mirosllav Tugjmanin, i cili është pjesë e delegacionit kroat në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, biseduam për bashkëpunimin në mes të dy delegacioneve tona dhe forcimin e mëtejmë të raporteve shtetërore Kosovë- Kroaci”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shkollën fillore “Jashar Begu” në fshatin Vllahi, kryetari i…