Xhaka: Jam përmirësuar falë trajnerit Emery

18 nëntor 2018 | 22:39

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se ky është sezoni më i mirë për të dhe meritor për një gjë të tillë e bën trajnerin Unai Emery.

“Ky është sezoni më i mirë për mua deri më tani. Pa asnjë dyshim, mendoj se e kam ngritur nivelin tim. Kurrë nuk jam ndier më mirë në Arsenal dhe trajneri ka pasur një ndikim të madh për këtë. Ai na përgatit dhe ne e kemi një plan. Ne dimë si të luajmë me top dhe pa të, madje edhe ku të qëndrojmë. Kurrë nuk kisha kontaktuar më parë me Emeryn deri pas përfundimit të Kupës së Botës. Kur u ktheva në stërvitje, gjëja e parë që më tha ishte: ‘Granit, je një nga pesë kapitenët e mi”, ka thënë Xhaka, i cili ndihet krenar që është pjesë e njërit prej klubeve më të mira në botë. Xhaka u transferua në Arsenal në vitin 2016, për 40 milionë euro nga klubi gjerman Borussia Monchengladbach.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është mbajtur testi…