Në fshatin Kramovik inaugurohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza

19 nëntor 2018 | 13:54

Në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit të hënën është inauguruar impianti për trajtimin e ujërave të zeza. Përurimi i projektit u bë në shoqërim të Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për Zhvillim/Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Riza Hajdari, koordinator i projektit dhe përfaqësues komunal dhe përfitues të fshatit.

Ky projekt madhor është financuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Impianti është i pari i ndërtuar në këtë mënyrë në Kosovë dhe ka për qëllim mbrojtjen e cilësisë së lumit Drini i Bardhë përmes prezantimit të teknologjive kost efektive dhe inovative, veçanërisht në zonat që nuk kanë qasje në impiantet urbane për trajtimin e ujërave të zeza!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Callum Paterson është një lojtar “polivalent”, çka nënkupton se ai…