Realizohet trajnimi i përbashkët i pjesëtarëve të FSK-së me Forcat e Armatosura të Maqedonisë

19 nëntor 2018 | 16:23

Në kandër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me Forcat e Armatosura të Republikës së Maqedonisë nga data 4 nëntor deri më 16 nëntor, në kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin, është realizuar trajnimi dyjavor për “Kërkim-Shpëtimit Urban”, në të cilin kanë marrë pjesë; nëntë pjesëtarë të FSK-së dhe gjashtë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Maqedonisë.

Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade, Enver Cikaqi, ka shprehur konsideratën e tij më të lartë për punën që është duke u bërë në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, në veçanti për instruktorët të cilët kanë qenë bartës të këtij kursi. Realizimi i këtij trajnimi u mundësua nga instruktorët e Qendrës së Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit.

Vlerësimi i kursantëve u bë në bazë të angazhimit të tyre gjatë këtyre ditëve dhe shkallës së njohurive teorike dhe praktike që ata kanë arritur të fitojnë nga ky trajnim.

Temat të cilat u realizuan gjatë trajnimi ishin: Menaxhimi i ekipit dhe skuadrës në raste reale në fatkeqësitë urbane, menaxhimi i komandës dhe kontrollit, menaxhimi i traumave mjekësore etj.

Qëllimi i këtij trajnimi dhe i trajnimeve të tjera që realizohen në FSK është mirëmbajtja e vazhdueshme e njohurive ekzistuese të pjesëtarëve si dhe avancimi dhe ngritja profesionale e tyre.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror,…