Mbahet në Prishtinë sesioni informativ i Fondit për Ballkanin Perëndimor

19 nëntor 2018 | 17:23

Në Prishtinë sot është mbajtur sesioni informativ i Fondit për Ballkanin Perëndimor.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se thirrja e dytë e Fondit për Ballkanin Perëndimor planifikon të mbështesë projektet në tri fusha: Bashkëpunimi Kulturor; Shkëmbimet Arsimore dhe Shkencore; si dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

“Sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë , u mbajt sesion informativ, në kuadër të thirrjes së dytë për Projekt-Propozimet Rajonale të Fondit për Ballkanin Perëndimor. Sesioni informativ në Prishtinë është pjesë e prezantimeve informuese rajonale, të cilat përfshijnë Tiranën, Shkupin, Podgoricën, Sarajevën dhe Beogradin. Thirrja e dytë e Fondit për Ballkanin Perëndimor planifikon të mbështesë projektet në këto fusha: Bashkëpunimi Kulturor; Shkëmbimet Arsimore dhe Shkencore;  dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.​ Fondi për Ballkanin Perëndimor është nismë ndër-qeveritare, e themeluar nga Palët Kontraktuese të ËB6 (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.)”, ka shkruar Vuniqi.

Ajo ka treguar se Fondit për Ballkanin Perëndimor është organizata e parë rajonale me seli në Tiranë.

Sipas saj, qëllimi kryesor i projekteve është promovimi i vlerave të përbashkëta mes qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve në rajon, duke forcuar bashkëpunimin dhe kontaktet mes njerëzve në Ballkanin Perëndimor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja nga Rusia, Anastasiya Kvitko përveç punës që bënë është…