Shqipëria rrezikohen nga përmbytjet

20 nëntor 2018 | 14:30

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë një informacion lidhur me situatën e reshjeve në Shqipëri.

Ky institut ka bërë me dije se pasditen e sotme dhe deri në orët e para të ditës së nesërme, e mërkurë, priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre.

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Ka mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.

Ndërkohë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë gjatë së mërkurës në bregdet: 13-16 celsius në vendet e ulëta: 12- 17 celsius dhe në vendet malore 7-12 celsius.

Ndërkohë era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve do…