Të paktën 40 të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në Kabul

20 nëntor 2018 | 16:15

Të paktën 40 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi afër një salle dasmash në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Të paktën 60 persona tjerë është raportuar të jenë plagosur në këtë shpërthim.

Shërbimet e emergjencës është raportuar se kanë dërguar të plagosurit në spitale.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se shpërthimi është kryer nga një sulmues vetëvrasës që ka shënjestruar një mbledhje të studiuesve fetarë në një sallë dasmash, të cilët kanë qenë duke festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Talibanët ashtu edhe grupi militant, Shteti Islamik kanë kryer sulme të rregullta me bomba në Afganistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka shprehur zhgënjimin e saj për mosmbështetjen…