Grabovci përkujton veprimtarin e çështjes kombëtare, Xhavit Hoxha

20 nëntor 2018 | 17:40

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Xhavit Hoxha, i cili ka ndërruar jetë 11 vite më parë.

“Sot bëhen 11 vite që prej se u nda fizikisht nga ne Xhavit Hoxha, ish i burgosur politik, njëri nga veprimtarët më të zellshëm të çështjes sonë kombëtare.
Jam krenar që e kisha mik të mirë, bashkëveprimtar në LPK dhe bashkëluftëtar në UÇK për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Do ta ruaj përjetësisht kujtimin dhe respektin për të. Xhavit Hoxha është njëri nga ata që duhet të kujtohet dhe nderohet nga i gjithë Kombi ynë”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/ademgrabovci2013/photos/a.634511363260033/2188103857900768/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës ka dështuar të martën që të anëtarësohet…