Haradinaj: Masat kundër Serbisë të mbesin në fuqi deri në njohjen e Kosovës

22 nëntor 2018 | 11:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e vërtet se politika e jashtme i ka disa të meta dhe se ka vend për kritika.

Haradinaj gjatë seancës për dështimet e politikës së jashtme, ka deklaruar se në planin e brendshëm Kosova duhet ta mbyll infrastrukturën e brendshme të sigurisë, pasi që kjo temë trajtohet në të gjitha shtetet.

“Siguria është e lidhur edhe me kualitetin e qeverisjes”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, ai ka thënë se transformimit i FSK-së në ushtri, është një arritur në planin e brendshëm dhe të jashtëm, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa sa i përket raporteve Kosovë-Serbi, ka thënë se vetëm pjesëmarrja në takime, një ditë do të konsumohet. Ai ka thënë se për Serbinë, çështja e Kosovës shihet si monedhë.

Gjatë kësaj seance, Haradinaj ka folur edhe për vendimin për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe reagimet e Bashkimit Evropian ndaj këtij vendimi.

Haradinaj ka thënë së këto masa duhet të mbesin në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin…