![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/aak-1.jpg)
Shefi i asamblistëve të AAK-së në Deçan ua vënë flakën produkteve serbe (Video)
Shefi i grupit të asamblistëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, Rifat Stojkaj, ua ka venë flakën produkteve serbe, pasi Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë për dhjetëfishimin e taksës doganore ndaj produkteve nga Serbia.
“Pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për vendosjen e taksës doganore 100 për qind për produktet serbe, sot në formë bojkoti dogjëm disa produkte me origjinë nga Serbia. Nga qyteti i Deçanit ju bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i bojkotojnë të gjitha produktet me origjinë serbe. Të gjithë në përkrahje të vendimit të Qeverisë Haradinaj!” ka shkruar Stojkaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/rifat.stojkaj/videos/2512647338750662/