![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/eriksen.jpg)
Tottenhami nuk mendon ta shesë Eriksenin
24 nëntor 2018
| 10:59
Pas interesimit të shumë skuadrave të mëdha evropiane për mesfushorin Christian Eriksen, Tottenham Hotspur ka filluar ta mendojë gjetjen e mundësinë së vazhdimit të kontratës.
Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri Mauricio Pochettino. “Pavarësisht prej ofertave nga ekipet e tjera, klubi po punon për ta marrë vendimin e duhur”, ka thënë Pochettino, i cili ka shtuar se edhe Erikseni ka kërkuar kohë për ta marrë vendimin e duhur për të ardhmen e tij.