Lladrovci: Zhegrova e Rrahmani, shembull për rininë tonë

24 nëntor 2018 | 21:28

Kryetarët e Drenasit dhe Skënderajt, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari kanë udhëtuar së bashku drejt Sllovenisë, me dy përfaqësuesit e Kosovës në futboll, Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani për të cilët ka shkruar se djemt e tillë, janë heronj të vërtetë dhe shembull për rininë.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social “Facebook”:

“Në rrugën tonë drejt Italisë, së bashku me mikun tim Bekim Jasharin, kemi pasur bashkudhëtarë edhe shqiponjat tona, Edon Zhegrovën dhe Amir Rrahmanin, ishte fluturim i mrekullueshëm. 

Ishte kënaqësi të udhëtonim së bashku me dy shqiponjat tona sepse jo vetëm në terren janë shqiponja, por edhe në bisedë me interesim për avancimin e shtetit dhe komunave tona tregonin se ishin të shkëlqyer. Lum familja që i ka.

Rruga ishte tepër e këndshme, zgjati shkurt, deri në Lubjanë, pastaj u ndamë, me Bekimin kemi vijuar për Itali, Zhegrova fluturoi për Belgjikë, ndërsa Rrahmani për Kroaci.

Djemtë e tillë, janë heronj të vërtetë dhe shembull për rininë tonë!”

https://www.facebook.com/1653723698/posts/10215825235697852/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata kulturore "Bashkimi" në Ostermundigen të Zvicrës ka festuar 28…