Hoti: Po kamuflohet hyrja në negociata për shkëmbim territoresh

29 nëntor 2018 | 12:21

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vlerësuar se deklarimet se Serbia nuk do ta njeh Kosovën pa e definuar kufirin që i ndanë dy shtetet nuk qëndron dhe është vetëm kamuflim për të hyrë në negociata për shkëmbim territoresh.

Në profilin e vet në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Kosovën e kanë njohur 116 vende ende pa e demarkuar kufijtë me fqinjët e saj.

“Deklarimi se Serbia nuk do ta njeh Kosovën pa e definuar kufirin që i ndanë dy shtetet nuk qëndron dhe është vetëm kamuflim për të hyrë në negociata për shkëmbim territoresh. Mali i Zi na ka njohur pa e demarkuar kufirin, bazuar në parimin e paprekshmërisë të kufijve siç kanë ekzistuar deri me 1989. Na kanë njohur 116 vende ende pa e demarkuar kufirin me të gjithë fqinjët tanë. KFOR e ka mbrojtur kufirin e Kosovës me Serbinë nga viti 1999, duke e ditur saktë ku është, e edhe Serbia e ka ditur sakte pasi është detyruar të tërhiqet përtej zonës se sigurisë prej pesë kilometrave nga kufiri me Kosovën”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, temat që mendohen të përfshihen në dialog prekin rregullimin kushtetues të Kosovës dhe nuk janë çështje që bisedohen me vende fqinjë. “Pse duhet të bisedohet me Serbinë për zhvillimin ekonomik të Kosovës apo për infrastrukturën? Çështjet që lidhen me trashëgiminë kulturore e religjioze të serbëve në Kosovë, si dhe me arsimin e shëndetësinë në komunat me shumicë serbe, janë të rregulluara me Planin e Ahtisarit dhe janë pjesë e ligjeve të Kosovës. Për më tepër, përfaqësuesit politik serb kanë të drejtë vetoje në ndryshimet që mund të ndodhin në këto ligje”, është shprehur Hoti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, ka…