![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/1B69C2D5-CE2F-4AB8-9FCB-97FBD4BF81CB-scaled.jpeg)
Obama pas vdekjes së ish-presidentit amerikan: Zemrat na u lënduan
01 dhjetor 2018
| 09:24
Familja Obama ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së ish-presidentit amerikan George H.W. Bush.
Familja thotë se SHBA-të kanë humbur një patriot.
“Derisa zemrat tona janë të lënduara sot, ato janë gjithashtu të mbushura me mirënjohje. Jeta e George H.W. Bush është një testament për nocionin se shërbimi publik është një thirrje fisnike dhe e gëzueshme. Ai bëri mrekulli gjatë udhëtimit të tij”, thuhet në deklaratë.