![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/47876D89-96C1-4E85-86A4-070F207AEF5D.jpeg)
Tri ambasadoret shqiptare që përfaqësojnë tri shtete të ndryshme në Washington
01 dhjetor 2018
| 14:20
Tri ambasadoret shqiptare që përfaqësojnë tri shtete të ndryshme janë shfaqur bashkë gjatë një eventi në SHBA.
Vlora Çitaku ambasadore e Kosovës në SHBA, Floreta Faber ambasadore e Shqipërisë dhe Marigona Marku ambasadore e Maqedonisë.
Vlora Çitaku është njëra prej ambasadoreve më të zëshme në diplomacinë kosovare.
Së fundmi, Marigona Marku është emëruar ambasadore e Maqedonisë në SHBA. E lindur në Dibër të madhe, Marku në të kaluarën ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.