![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/5AE66304-1B57-4167-B472-324BA7760729.jpeg)
Kosovës i shtohen 24 foshnje
05 dhjetor 2018
| 08:25
24 foshnje kanë lindur në 24-orët e fundit në Klinikën Obstetrike Gjinekolgjike të QKUK-së.
Ka pasur gjithsej 23 lindje, një nënë ka lindur binjakë.
Nga foshnjat e porsalindura, 13 janë të gjinisë mashkullore, 11 të gjinisë femrore, 9 nga lindjet janë kryer me operacion, përderisa për herë të parë kanë lindur 6 gra, thuhet në njoftimin e leshuar për medie nga zyra e informimit e ShSKUK-së.