![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/Kendall-1.jpg)
Modeluesja më e paguar në botë
17 janar 2018
| 11:21
Kendall Jenneri ka rrëmbyer titullin si modeluesja më e paguar në botë, të cilin deri para pak kohësh e mbante Gisele Bundchen.
Këtë titull supermodeluesja e “ruante” prej 15 vjetësh.
Sipas një shkrimi të “Forbes”, kushtuar modeleve më të paguara, të ardhurat e Jennerit kapin shifrën e 22 milionë dollarëve në vit.
Përveçse është modeluesja më e paguar në botë, Kendall Jenneri është personazhi më i famshëm edhe në rrjete sociale, ku vetëm në “Instagram” numëron rreth 86 milionë ndjekës.