Kuçi thotë se Kadri Veseli duhet të sillet si kryetar i PDK-së

07 dhjetor 2018 | 23:45

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi e ka komentuar rolin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai konsideron se njerëzit e identifikojnë edhe më tuje PDK-në si parti që udhëhiqet nga Hashim Thaçi pasi që Veseli është identifikuar shumë me proceset e tij.

Kuçi në “Blic Interview me Astrit Gashin” që transmetohet çdo të premte në Klan Kosova dhe në GazetaBlic, ka shtuar se PDK-ja nuk guxon t’i ketë disa qendra të vendimmarrjes derisa ka shtuar se kjo parti ka nevojë që ta shoh se është vet Veseli ai i cili e bënë këtë gjë.

“E para duhet ta pranojmë që PDK-ja e ka një histori të vetën, e ka një histori që nuk ka nevojë ta ri-ndryshojë. Përkundrazi, besoj që duhet të ndihet krenare me të. Ka momente që duhet ta ri-vlerësojmë ndonjë lëshim. E dyta, mendoj që z. Veseli është identifikuar shumë me proceset, sikurse unë dhe të tjerët me z. Thaçi dhe kjo nuk hiqet shpejt në memorien e njerëzve. Dhe tani janë rolet e ndara, z. Veseli duhet të sillet si kryetar i Partisë demokratike me përgjegjësitë që i ka si kryetar i Kuvendit. Thaçi respektin personal, por edhe si President i vendit duhet të trajtohet, por vendimmarrjen në PDK z. Veseli duhet ta shoh që e marr ai, kryesia e PDK-së. Po e them pra, PDK-ja nuk guxon t’i ketë disa qendra të vendimmarrjes”, ka thënë Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi është kërcënuar mbrëmjen e…