Ambasadori amerikan thotë se zyrtarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg

09 dhjetor 2018 | 13:51

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kossnett, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të bëjnë veprime konkrete për të luftuar politikanët e korruptuar.

Ai në një video të publikuar në “Facebook” ka thënë se përkushtimi i qytetarëve të Kosovës kundër korrupsionit është themeli i arritjes së synimit për integrim perëndimor.

Deklarata e plotë e ambasadorit amerikanë Philip Kossnett:

Sapo kam ardhur në Kosovë për të shërbyer si ambasador i ShBA-së dhe dëshiroj t’ua bëj me dije se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e përkushtuar ndaj suksesit të shtetit të Kosovës.
Unë besoj se përkushtimi i qeverisë dhe popullit të Kosovës për ta luftuar korrupsionin në çdo nivel është themeli i arritjes se begatisë dhe integrimit perëndimor që e synoni.

Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por nuk mjafton t’i keni sistemet në letër, nëse ato nuk zbatohen me ndershmëri, plotësisht dhe në mënyrë të vijueshme.

Qytetarët e Kosovës duhet ta shohin se ligji po zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe që ai të përdoret për të ndëshkuar sjelljen korruptuese, veçanërisht kur kryesit janë zyrtarë qeveritarë dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt.

Ju nxis që të shikoni përtej interesave personale dhe ta kërkoni me ngul drejtësinë dhe llogaridhënien që qytetarët e dëshirojnë dhe e meritojnë.

Llogaridhënie do të thotë shkelësit e ligjit në burg; konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe afate konkrete kohore për ndryshim.
Ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vushtrria ka shkaktuar befasi të madhe në javën e 13-të…