Ja çiftet në çerekfinalen e Kupës

11 dhjetor 2018 | 15:16

Në praninë Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Kampionia vjeshtore dhe fituesja e Kupës në vitin e kaluar, Prishtina në çerekfinale do të përballet me Trepçën ’89, kurse Ferronikeli do të këtë punë me Ferizajn.

Kampionia në fuqi e elitës, Drita e Gjilanit luan ndaj Vëllanzimit, kurse Kika do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinale në përballje me Ballkanin.  Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 9 shkurt, 2019.

Çerekfinalja e Kupës

Ferizaj – Feronikeli
Prishtina – Trepça ‘89
Kika – Ballkani
Vëllaznimi – Drita

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka pretenduar se në Juventus ndihet…