![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/tome-gashi-rudina-hoti-photo-1462026497-5713019-1.jpg)
Tomë Gashi përsëri në Hagë
12 dhjetor 2018
| 12:46
Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se do të jetë një nga avokatët në Gjykatën Speciale.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Përsëri në Hague…”.
Gjykata Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim pesë ish-komandantë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë Rrustëm Mustafën-Remi, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin dhe Safet Sylën.