Një ditë para votimit debatohet për transformimin e FSK-së

13 dhjetor 2018 | 12:02

Asociacioni i Paktit Atlantik i rinisë së Kosovës së bashku me Kolegjin “Universum” kanë organizuar një debat të hapur lidhur me transformimin e FSK-së dhe ndikimin e saj në sigurinë kombëtare dhe rajonale.

Pjesë e panelit të këtij debati ishin personalitete që kanë dhënë kontribut në fushën e sigurisë.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka treguar punën e bërë për transformimin e FSK-së në ushtri dhe ka thënë se asgjë nuk do ta pengojë formimin e ushtrisë.

Deputeti nga AAK-ja, Ahmet Isufi, ka thënë se nesër do të votohet unanimisht për formimin e ushtrisë dhe se ky do të jetë institucioni më kredibil në vend.

Ndërsa, deputetja e PDK-së njëherit anëtare e Komisionit të për punë të brendshme dhe mbikëqyrjen e FSK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ky vendim nesër do të mbështetet edhe nga minoritetet, përveç serbëve që janë kundër këtij vendimi.

Musliu ka thënë se transformimi i FSK-së do e kompletojë shtetësinë e vendit, përderisa ka shprehur keqardhje për ish-komandantin, Sylejman Selimi, që nuk mund të jetë pjesë e kësaj ngjarje.

Ndërsa, ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiqmari, u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë që t’i marrin me seriozitet deklaratat e përfaqësuesve të BE-së, edhe të atyre që janë kundër vendimit për formimin e ushtrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli…