Thaçi: Kosovë, urime ushtria!

13 dhjetor 2018 | 16:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ka uruar vendin për formimin e ushtrisë.

Në fjalimin e tij, para ushtarëve të FSK-së, komandanti suprem i kësaj force ka thënë se ushtria ka qenë, është dhe do të mbetet krenaria e Kosovës.

“Kosovë, urime ushtria. Sot, ju pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me dinjitet e krenari po e përfaqësoni Kosovën kudo nëpër botë. Rezultatet e juaja janë të shkëlqyera. Ju po arrini suksese në gara ndërkombëtare, përkrah ushtrive të vendeve më profesionale dhe më të fuqishme të botës. Me punën tuaj, me sukseset tuaja, populli ynë krenohet çdo ditë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka deklaruar se ushtria e Kosovës do të jetë në mbrojtje të gjithë qytetarëve pa dallime etnike.

Presidenti ka vlerësuar se zhvillimi i ushtrisë së Kosovës është i veçantë dhe i ndryshëm nga ushtritë e shumë shteteve të tjera, duke shtuar se populli i Kosovës e krijojë  ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë dhe shtetin.

Sipas Thaçit, të gjitha forcat politike në vend janë unike që të nxjerrët vendimi i merituar, që FSK-ja edhe me ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, të transformohet në ushtri profesionale. “Deputetët e Parlamentit të Kosovës, në mënyrë solemne do të marrin vendimin për këtë proces. Forca e Sigurisë e Kosovës është zhvilluar në një forcë profesionale, e përgatitur sipas standardeve të NATO-s, me përbërje shumetnike dhe me përfaqësim meritor gjinor”, është shprehur ai.

Këtë fjalim, Thaçi e ka mbajtur pas inspektimi të ushtarëve të FSK-së në këtë kazermë. Si komandat suprem i kësaj force, Thaçi këtë inspektim e ka bërë  i veshur me uniform ushtarake.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erlisa B. Çerkini është e lindur në nëntor të vitit…