Drejtuesit e FFK-së takuan ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini

13 dhjetor 2018 | 17:03

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë pasur një takim me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, kurse ata e kanë takuar në një takim joformal dhe miqësor ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

Me këtë rast presidenti Ademi e ka falënderuar legjendën e futbollit francez për gjithçka çfarë bëri për futbollin e Kosovës dhe për hapjen e rrugës së anëtarësimit në UEFA. “Platinit iu bë ftesë për të qenë mysafir i FFK-së si shenjë falënderimi për atë që bëri për futbollin e Kosovës, të cilën ai e pranojë me kënaqësi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Nga ana e tij Platini e kujtojë rrugëtimin e FFK-së për anëtarësim në UEFA dhe FIFA, derisa me nostalgji e kujtojë presidentin Fadil Vokrri dhe shprehi dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabahajdin Cena ka bërë me dije se është  ftuar nga…