Gjendet një mjet shpërthyese afër Gazimestanit

13 dhjetor 2018 | 18:39

Një mjet i dyshimtë është gjetur në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, konkretisht në rrugicën e hyrjes së Gazimestanit. Kjo për “rtv21.tv”,  është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka sqaruar se në bazë të informatave të deritanishme ky rast nuk ndërlidhet me Gazimestanin. “Me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, duke përfshirë njësinë për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Fillimisht për shkaqe sigurie është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes në perimetër të caktuar, duke përfshirë edhe bllokimin e segmentin rrugor për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore.”, ka bërë të ditur Kelani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, në një intervistë…