Konfiskohet eksplozivi i gjetur në Gazimestan

13 dhjetor 2018 | 20:13

Sejdi Zeqiri, komandant i Stacionit Policor në Obiliq, ka konfirmuar se është konfiskuar eksplozivi i gjetur në Gazimestan, në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka të dyshuar, ndërsa ka shtuar se pas hetimeve preliminare do të dihet qëllimi i këtij eksplozivi.

“Rreth orës 18:00, në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në udhëkryqin e Gazimestanit, njësitë patrulluese duke ushtruar veprimtarinë e tyre policore kanë hasur në një veturë të ndalur. Në kontakt me ta kanë informuar se në afërsi të rrugës magjistrale që shpien në drejtim të Gazimestanit, është gjetur një kanistër, në të cilin gjendet një sasi e konsiderueshme e eksplozivit që dyshohet të jetë e dedikuar për ndonjë eksploziv apo qëllim të caktuar. Fatmirësisht janë njoftuar të gjitha njësitë relevante që kanë bërë ekzaminimin e mjetit shpërthyes. Është konfiskuar mjeti shpërthyes. Nuk ka të dyshuar lidhur me rastin. Nuk ka për qëllim apo si atak objektin e Gazimestanit. Hetimet preliminare do të tregojnë qëllimin dhe dedikimin e eksplozivit”, ka thënë ai, raporton “KTV”-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i…