Publikohet foto e rrallë e komandantit Mujë Krasniqi
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka publikuar një fotografi të rrallë të komandantit Mujë Krasniqi, me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të tij.
“20-vjetori i rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, këtë vit rastisi të shënohet me një ngjarje historike për Kosovën, finalizimin e procesit të formimit të Ushtrisë së Kosovës. 20 vite më parë (14.12.1998), 40 luftëtarë të UÇK-së të udhëhequr nga komandant Kapuçi, në Gorozhup të Pashtrikut afër kufirit Kosovë-Shqipëri, ranë heroikisht për lirinë e Kosovës”.
“Tani 20 vite më vonë po jetësohet amaneti i Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, me formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila do të jetë mburojë e sigurt e lirisë së Kosovës. I pavdekshëm do të mbetet përkujtimi dhe respekti, për Mujën dhe bashkëluftëtarët e tij. Do të jemi gjithmonë krenarë dhe të nderuar me Ushtrinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/