O’Connelli porosit serbët: Mos keni frikë nga ushtria e Kosovës

13 dhjetor 2018 | 21:29

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, duke folur për themelimin e ushtrisë së Kosovës, iu ka bërë thirrje serbëve që të mos kenë frikë nga krijimi i ushtrisë.

Në një intervistë për “Tv Prva”, O’Connell ka thënë se shteti i tij, nuk e konsideron si të rrezikshme ushtrinë e Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk ka arsye të diskutohet.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe mund të formojë forca të armatosura nëse dëshiron. Fakti i thjeshtë se ka forca të armatosura nuk është as një gjë negative dhe as destabilizuese. Ky është një proces dhjetëvjeçar në fund të së cilit nga tre mijë e pesëqind forca do të rritet ky numër në pesë mijë pjesëtarë të ushtrisë. Nuk është një ndryshim i madh, nuk mendoj se ka ndonjë qëllim që dikush ta pushtojë Mitrovicën apo ta pushtojë veriun e Kosovës. Nuk mendoj që ushtria e Kosovës ka për synim që të përdor forcat e asaj kundër serbëve të Kosovës”, deklaroi O’Connelli, raporton “lajmi.net”.

O’Connelli në këtë intervistë ka folur edhe për taksën prej 100 për qind për mallrat ndaj Serbisë dhe Bonsjës. Sipas tij vendosja e kësaj takse nuk është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.

Sipas tij, është e qartë se vendosja e kësaj takse është më shumë politike për shkak të propagandës së Serbisë ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe ka gatishmëri për të qenë nikoqire e…