Një ditë para formimit të ushtrisë ndërron jetë nënkoloneli i FSK-së

13 dhjetor 2018 | 21:49

Në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte ka ndërruar jetë ish- ushtari i UÇK-së dhe njëherit pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ali Sinani.

Sinani ishte nënkolonel i FSK-së.

Sinani megjithëse ndër vite i ka shërbyer atdheut, nuk arriti dot të mirëpres momentin e transformimit të FSK-së në ushtri.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër (e premte) gjatë ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm…