Ish-ushtaraku Batatina uron për formimin e ushtrisë së Kosovës

14 dhjetor 2018 | 14:08

Trajneri i njohur Tahir Batatina, i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit Sportiv në skuadrën e Llapit ka uruar për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Siç dihet kontributi i Batatinës ka qenë i madh në luftën çlirimtare, por më pas edhe në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Fotografia e Tahir Batatina

“Urime ushtria gjithë kombit shqiptar. Respekt për miqtë tonë dhe popullin amerikan për mbështetjen e fuqishme që po i japin vendit tonë. Respekt për të gjithë ata që kontribuuan që sot ta kemi ushtrinë tonë, duke filluar nga spektri politik shumë vjeçar dhe gjaku i dëshmorëve dhe kontributi i të gjithë djemve dhe vashave dhe gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë 7 vjeçe ka ndërrua jetë ndërsa ishte nën…