Veseli: Ditëlindjeve të madha të Kosovës, i shtohet edhe ajo e ushtrisë

14 dhjetor 2018 | 17:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ceremoninë e organizuar për transformimin e FSK-së, ka thënë se ditëlindjeve të mëdha të popullit të Kosovës i është shtuar edhe ajo e formimit të ushtrisë.

“Ditëlindjeve të mëdha të popullit, po i shtohet edhe ditëlindja e ushtrisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se uniforma e ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë e paqes dhe e të gjitha komuniteteve.

Veseli duke folur për rrugëtimin e Kosovës, ka thënë se vendi ynë gjithmonë ka qenë në anën e drejtë të historisë.

Më tutje, Veseli ka thënë se e ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkim Evropian.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli do të luaj ndeshjen e radhës ndaj Manchester United…