![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/5065DE09-8095-4928-A803-5472563E4181.jpeg)
Nesër Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, miratohet rezoluta dhe ekipi dialogues me Serbinë
14 dhjetor 2018
| 20:56
Burime të Gazetës online Veriu.info bëjnë të ditur që nesër në ora 10 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e Dialogut dhe ligjit për Dialogun me Serbinë.
Gazeta Veriu.info mëson se për miratimin e kësaj rezolute janë siguruar edhe votat e Partisë Demokratike të Kosovës, deputetët e të cilës më parë kishin hezituar miratimin e saj për shkak të frikës së defaktorizimit të rolit të presidentit Hashim Thaçi në këtë proces.
Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.