Ambasadori Kosnett përgëzon Kuvendin për miratimin e rezolutës për dialogun

16 dhjetor 2018 | 14:44

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka mirëpritur votimin e rezolutës së Partisë Socialdemokrate (PSD) për dialogun me Serbinë.

Ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” ka shkruar se është i inkurajuar për pjesëmarrjen politike të Kosovës në dialogun me Serbinë, i cili është i ndërmjetësuar nga Brukseli.

Ambasadori Kosnett ka thënë se ky dialog do ta ketë edhe mbështetjen e ShBA-së për një zgjidhje kreative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dërguar një…