‘Babadimrat’ vrapojnë, do t’i ndihmojnë 500 familje për fundvit

16 dhjetor 2018 | 15:19

750 persona të veshur si babadimra kanë vrapuar përgjatë minimaratonës “Vrapo Babadimër”, si rezultat i së cilës do të ndihmohen 500 familje në nevojë.

Paratë e mbledhura nga shitja e kostumeve do të shkojnë për të blerë pako ushqimore dhe gjësende festive, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë gjatë festave të fundvitit.

Organizatori i këtij aktiviteti, Jusuf Islami, ka thënë se synimi i tyre ishte që sivjet të bëheshin 1 000 babadimra.

Ani pse nuk e kanë arritur këtë numër, Islami ka thënë se janë të kënaqur, sepse në krahasim me edicionin e parë, sivjet do të ndihmohen 440 familje më shumë.

Këtë vit, edicioni “Vrapo Babadimër” është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri i kësaj ministre, Kujtim Gashi, ka thënë se një nga arsyet që kanë mbështetur këtë projekt, është pjesëmarrja e personave me nevoja të veçanta, për të cilët premtoi përkrahje të mëtutjeshme.

I pranishëm në maratonë ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri i ri shqiptar, Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Bote…