Turqia thotë se Trumpi mund ta ekstradojë Gylenin

16 dhjetor 2018 | 16:46

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni po punon në ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gylen, pas akuzave se kishte organizuar grusht-shtetin e dështuar më 2016 në Turqi, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusogl.

“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gylenit dhe disa personave tjerë”, ka thënë Cavusoglu, duke iu referuar samitit G20 në Argjentinë, raporton “Reuters”.

Turqia është në kërkim të ekstradimit të Gylenit, që jeton në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë, pasi Erdogani e ka akuzuar për organizimin e grusht-shtetit më 2016.

Gyleni kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Trumpi muajin e kaluar ka thënë se nuk konsideron ekstradimin e tij vetëm për të minimizuar presionin e Turqisë ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.

Erdogani, javën e kaluar ka thënë se do të punojë edhe jashtë vendit për të targetuar financimin e mbështetësve të Gylenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, Arsenali ka gabuar…