Edhe në Gjilan rrugët janë të hapura dhe të kalueshme

16 dhjetor 2018 | 16:47

Pas reshjeve të shumta të borës, Komuna e Gjilanit me operatorët ekonomikw ka dalë menjëherë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.

“Që në orët e para të mëngjesit jemi në terren për të parë nga afër punimet nga ana e operatorit. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Madje, edhe në zonat problematike që kanë qenë gjithmonë, në Malësinë e Karadakut, në atë të Zhegocit dhe në fshatrat tjerë, rrugët janë të hapura pa problem për qytetarët”, ka thënë Korça.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë presidentit turk, Reccep…