Edhe 25 shtëpi të reja për skamnorët do të ndërtohen në Skenderaj

16 dhjetor 2018 | 16:59

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i shoqatës “Jetmiat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit për ndërtimin e 25 shtëpive të reja në këtë komunë.

Jashari nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka bërë me dije se sipas kësaj marrëveshje, Komuna e Skenderajt do të ndajë 125 mijë euro për ndërtimin e këtyre shtëpive.

“Edhe 25 shtëpi të reja do t’i ndërtojmë në vitin 2019, të dedikuara për familjet më kushte të rënda banimi, fal bashkëpunimit dhe mirëkuptimit që kemi me hoxhën Halil Kastrati dhe shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’, me të cilën kemi nënshkruar marrëveshje të Bashkëpunimit për realizim të këtij projekti, ku ne si Komunë e Skenderajt do të participojë 125 mijë euro (5,000 euro për çdo shtëpi), ndërsa pjesën tjetër Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’. Kam marrë premtim nga hoxhë Halili se numri i shtëpive që do të ndërtohen do të jetë më i lartë se 25. Jam jashtëzakonisht i lumtur që po kontribuojmë për të zgjidhur çështjen e banimit të familjeve nevojtare të komunës së Skenderajt”, ka shkruar Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar tri ndeshje të zhvilluara në Serinë A. Fitore…