Plani i studentëve të Shqipërisë: Protestë masive sot para Kryeministrisë
17 dhjetor 2018
| 08:38
Studentët në Shqipëri do ta nisin javën me një protestë masive para Kryeministrisë.
Ata kërkojnë plotësimin e 8 pikave të tyre të panegociueshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar studentëve nëpër rrjetet sociale që të ulen e të dialogojnë për këto 8 pika.